Zhurma Press E Premte · 18 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 15:20 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Sport BOTA

Luftëtari i UFC-së Allan Nascimento vdes në moshën 34-vjeçare

U gjet pa shenja jete të hënën në mëngjes, dyshohet atak në zemër gjatë gjumit

Redaksia ZHURMA 09:16 Përditësuar 07:22 1 min lexim
Luftëtari i UFC-së Allan Nascimento vdes në moshën 34-vjeçare
FOTO · Foto: Charles Oliveira do Bronxs / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

BRASIL — Luftëtari brazilian i UFC-së, Allan Nascimento, ka vdekur në moshën 34-vjeçare të hënën në mëngjes, ka konfirmuar organizata. U gjet pa shenja jete, dyshohet se pësoi një atak në zemër gjatë gjumit.

Njoftimi zyrtar i UFC-së thotë se pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor që mbërriti në vendngjarje, ai u shpall i vdekur aty. Organizata amerikane shprehu ngushëllimet për familjen, miqtë, bashkëlojtarët dhe të afërmit e sportistit.

Nascimento ishte pjesë e UFC-së që prej vitit 2021 dhe garonte në kategorinë flyweight. Ndeshja e fundit e tij u zhvilloi në qershor, ku humbi me vendim të ndarë ndaj Mitch Raposo. Në total, braziliani mbylli karrierën me 22 fitore dhe 7 humbje në MMA, ndërsa në UFC regjistroi 4 fitore dhe 2 humbje.

Ai ishte pjesë e ekipit të njohur brazilian Chute Boxe, nën drejtimin e trajnerit Diego Lima, dhe kishte stërvitur krah për krah me ish-kampionin e UFC-së, Charles Oliveira, si dhe luftëtarin Elves Brener. Oliveira i bëri një dedikim prekës: "Sot humba një vëlla që loja e luftës ma dha. Faleminderit që ishe gjithmonë pranë meje... Të dua, vëlla. Je një legjendë."

Edhe Brener reagoi: "Faleminderit për këtë rrugëtim të mrekullueshëm, vëlla. Ishe gjithmonë një person i jashtëzakonshëm... Do të të mbaj gjithmonë në zemër, kampion." Ekipi Chute Boxe e përshkroi Nascimenton si "luftëtar, mik, garues të përkushtuar dhe një njeri të jashtëzakonshëm". Pusho në paqe.

Burim: Ora News
— Redaksia ZHURMA

Komentet