Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Martë · 28 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Rama: paga ekstra për trupat që luftojnë zjarret

Kryeministri i sugjeroi Këshillit të Ministrave shpërblim për trupat e angazhuar dhe kërkoi gatishmëri nga autoritetet.

Redaksia ZHURMA + Ruaj
Rama: paga ekstra për trupat që luftojnë zjarret
FOTO · Foto: Edi Rama (2024-02-29) / Wikimedia Commons

TIRANË — Këtë vit Shqipëri nuk është vënë përballë situatave të papërballueshme me zjarret, ndryshe nga një vit më parë, i cili ka qenë sfidues. Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë është shprehur se kalimi i qetë i korrikut nuk e ka ndalur këtë Ministri t’u tregojë "prangat" të gjithë atyre që ndezin zjarre në mënyrë të qëllimshme.

Në takimin me trupat e emergjencave civile, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama lajmëroi se flotës shqiptare do t’i shtohen edhe avionë zjarrfikës, por jo tani, pasi pritet që të mbërrijnë në fund të vitit. Ndërsa i kishte sugjeruar Këshillit të Ministrave që të gjithë personat e angazhuar në operacionet për përballimin e zjarreve të shpërblehen me një pagë ekstra, Rama solli në vëmendje edhe situatën me të cilën po përballen Franca dhe Spanja nga zjarret.

Për këtë arsye, ai kërkoi gatishmëri nga të gjitha autoritetet, në mënyrë që vendi të mos gjendet në situata të paparashikueshme. Burim: Lajmi.net, https://lajmi.net/lufta-me-zjarret-ne-shqiperi-rama-premton-nje-page-ekstra-per-trupat-e-ministrise-se-mbrojtjes/
— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Shqipëri →
● RADIO
104 kanale në zhurma.fm →