Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Lufta e zhyt Iranin në krizë të rëndë ekonomike

Inflacioni i lartë dhe lufta pesëmujore e kanë sjellë Iranin në prag të kolapsit ekonomik.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

BOTË — Çdo javë, listat e blerjeve të iranianëve bëhen më të shkurtra, ndërsa inflacioni rritet dhe fuqia blerëse bie. “Ndërsa gjërat zhduken nga tryeza e ngrënies, fillimisht ikin frutat, pastaj produktet e qumështit dhe më pas çdo gjë që konsiderohet jo e domosdoshme”, tha një grua në kryeqytetin iranian, Teheran, në një mesazh zanor dërguar Radios Farda. Ajo shtoi se në fund gjithçka që blejnë janë vetëm gjërat e domosdoshme, por edhe ato nuk janë të përballueshme.

Lufta e zhyt Iranin në krizë të rëndë ekonomike
Foto: kallxo.com

Gruaja është një prej miliona iranianëve që po përballen me pasojat ekonomike të luftës pesëmujore të Iranit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Vite të tëra sanksionesh ndërkombëtare dhe keqmenaxhimi qeveritar e kishin paralizuar ekonominë, por lufta e ka çuar vendin me rreth 90 milionë banorë në prag të kolapsit ekonomik. Kriza ishte nisur të ziente që para sulmeve të para ajrore, ku inflacioni në rritje të shpejtë, rënia e valutës dhe kushtet e jetesës shkaktuan protesta në fund të dhjetorit, dy muaj para nisjes së luftës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme