← Shqipëri
Live · Shqipëri · 23:10 · 16 Korrik 2026

Pse u tërhiq Yamal Digne?

Lucas Digne shprehu për të parin herë pas ndeshjes së Francës kundër Spanjës në gjysmëfinale të Botërorit 2026

— Lucas Digne, ish-një prej futbollistëve më të kritikuar pas humbjes së Francës kundër Spanjës në gjysmëfinale të Botërorit 2026, shprehu për të parin herë. Penalltia e shkaktuar prej tij ndaj Lamine Yamal i dha mundësinë skuadrës së drejtuar nga Luis De La Fuente të bëjë hapin e parë drejt finales së madhe.

Digne u zëvendësua nga Deschamps në 20 minutat e fundit të ndeshjes pasi nuk ishte në gjendje të frenonte sulmuesin 19 vjeçar. Dy ditë pas kësaj ndeshjeje, mbrojtësi francez theu heshtjen përmes një mesazhi në Instagram.

‘Ja ku jemi, fundi i një ëndrre – e niste mesazhin e tij Lucas Digne- ajo e një djali të vogël dhe me siguri të mijëra përsonave që na ndjekin. Gjithnjë kemi imagjinuar shumë gjëra, shumë herë gjërat më të bukura. Por fundi i një ëndrre mund të jetë i vështirë dhe zgjimi akoma më shumë.

Gjëja më e vështirë sot është gjesh fjalër për të shprehur zhgënjimin e madh. Unë i pari, jam i zhgënjyer me veten time. Zhgënjeva edhe këtë skuadër, pr të gjitha sforcimet që kemi vërë dhe këtë grup lojtarësh të jashtëzakonshëm.

Po kështu mendoj për të gjithë që bënë këtë udhëtim, si dhe për ara që na kanë mbështetur që nga Franca dhe e gjithë bota. Mbështetja juaj na çoi larg në këtë aventurë. Faleminderit për të gjithë mbështetjen tuaj dhe për të gjitha këto emocione.

Kanë qenë të pabesueshme gjatë gjithë këtij kompeticioni. Nuk ka përfunduar ende, kemi një podium për t’u ngjitur’.

Pas ndeshjes për vendin e tretë ndaj Anglisë në Botërorin 2026, Lucas Digne do të shkojë me pushime dhe më pas do t’i bashkohet Paris Saint Germainit për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Luis Enrique.

Burim: Top Channel, https://top-channel.tv/2026/07/16/pas-gabimit-fatal-ne-duelin-me-yamal-digne-thyen-heshtjen-une-i-pari-jam-i-zhgenjyer-me-veten-time/

— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #shqiperi

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën