Lubonja: Opozita të bëhet bashkë për qeveri teknike dhe zgjedhje të reja
Analisti Fatos Lubonja kërkon krijimin e një qeverie teknike përmes një këshilli përfaqësues të opozitës dhe protestuesve.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Analisti Fatos Lubonja kërkon bashkimin e forcave opozitare dhe grupimeve të protestës për të krijuar një qeveri teknike që do të përgatitë vendin për zgjedhje të reja, duke theksuar se qëllimi nuk është marrja e pushtetit për një periudhë të gjatë, por çlirimi i institucioneve dhe pastrimi nga bandat. I ftuar në emisionin «Prime News24», ai vuri në dukje se përçarja brenda Partisë Socialiste ka një kuptim më të gjerë sesa largimet e fundit, duke i krahasuar zhvillimet e brendshme me kohën kur regjimi i Enver Hoxhës i shpallte disidentët armiq.
Lubonja kritikoi përpjekjet e disa grupeve për të përfituar nga energjia e protestave për interesa individuale, ndërsa përmendi se në protesta kanë marrë pjesë deri në 100 mijë persona që kërkojnë një alternativë përfaqësimi. Sipas tij, procesi i bashkimit duhet të përfshijë partitë dhe figurat opozitare si Partia Demokratike, Adriatik Lapaj, Arlind Qori dhe Agron Shehaj, duke nisur fillimisht nga një marrëveshje për kriteret e programin e jo te emri i përveçëm. «Formula ime nuk është një njeri për bashkimin e të gjithëve, por është një këshill bashkiak», u shpreh analisti, duke hedhur poshtë gjithashtu mundësinë që ai vetë të pranojë të jetë kandidat.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



