Zhurma Press E Mërkurë · 26 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 16:43 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
16:29 Labinot Rexha kërkon të hyjë në Big Brother bashkë me Rogert Sterkajn16:19 Parandalohet kontrabanda e mallrave në kufirin me Maqedoninë e Veriut16:14 Gruaja 80-vjeçare në Prizren dyshohet se u vra nga bashkëshorti16:09 BDI: Gjuha e Angellovit për 2001-ën nxit urrejtje dhe ndarje15:55 Daku, aset i madh për Spartakun sipas drejtorit të klubit15:44 Aleksandër Çipa rrëfen historinë e dashurisë dhe momentin kur iu afrua vdekjes15:39 Mali i Zi ul akcizat për naftën me 20%, bien çmimet e karburanteve15:35 Hungaria e re e cilëson Rusinë kërcënim për Evropën dhe rendin global15:20 Hamza falënderon Guerot për kontributin në marrëdhëniet Kosovë-Francë14:59 Ana dhe Kevin kalojnë pushimet e fundit si çift në Vlorë
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Ekonomi KOS

Pse u licencuan udhërrëfyesit turistikë në Kosovë?

Ministrja Saranda Bogujevci dorëzoi 12 licenca zyrtare për udhërrëfyes lokalë dhe ndërkombëtarë në Prishtinë

Redaksia ZHURMA 02:53 Përditësuar 17:43 1 min lexim
Pse u licencuan udhërrëfyesit turistikë në Kosovë?
FOTO · Foto: Saranda Bogujevci / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Pas kërkesave shumëvjeçare për rregullimin e profesionit të udhërrëfyesve turistikë, 12 licenca zyrtare janë dhënë për herë të parë nga shteti.

Operatorët turistikë dhe vetë udhërrëfyesit kishin ngritur shqetësimin se mungesa e një sistemi licencimi kishte lënë hapësirë për udhërrëfyes të palicencuar, të cilët jo rrallë kishin interpretuar historinë, trashëgiminë kulturore dhe identitetin e Kosovës sipas këndvështrimeve të tyre.

Në ceremoninë ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, organizatave të turizmit dhe profesionistë të fushës, licencimi i udhërrëfyesve turistikë u cilësua si moment historik për zhvillimin e turizmit në Kosovë.

Përtej një dokumenti administrativ, ai u vlerësua si themel për ngritjen e standardeve profesionale, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe ndërtimin e një sektori më të organizuar e më të besueshëm për vizitorët vendas e të huaj.

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, e ka konsideruar dhënien e licencave të para si fazë të re për sektorin e turizmit.

“Kjo shënon një etapë të re të zhvillimit të turizmit në Republikën e Kosovës. Për herë të parë turizmi ka marrë vendin që i takon në nivelin ministror duke reflektuar rëndësinë e tij si sektor me potencial të madh në zhvillimin ekonomik dhe forcimin e imazhit të vendit tonë.

Sot po ndërmarrim një hap të rëndësishëm në ndërtimin e një sistemi më profesional dhe më të besueshëm të turizmit në Republikën e Kosovës”, ka thënë ajo.

Ka theksuar se licencat vendosin standarde të reja për një profesion që ka ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën se si perceptohet shteti nga vizitorët.

“Me dorëzimin e licencave të para për udhërrëfyes lokalë dhe ndërkombëtarë po vendosim një standard të ri për një profesion që ka rol të veçantë në mënyrën sesi prezantohet vendi ynë te vizitorët.

Licencimi i udhërrëfyesve turistikë nuk është vetëm një procedurë administrative, por një reformë që synon rritjen e cilësisë së shërbimeve, vendosjen e standardeve të qarta dhe krijimin e besimit te vizitorët që zgjedhin Kosovën si destinacion”, ka thënë Bogujevci.

Burim: Koha.net
— Redaksia ZHURMA

Komentet