Lezhë, makina përplas 78-vjeçaren në kryqëzimin e Rrilës
Një 78-vjeçare është dërguar në spital pas një aksidenti në kryqëzimin e Rrilës, ku automjeti drejtohej nga një 30-vjeçar.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
LEZHË — Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 17:15 në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë, ku një automjet ka përplasur një këmbësore rreth 78 vjeçe, e identitetit P. K. Sipas informacionit paraprak të policisë, mjeti drejtohej nga një 30-vjeçar me inicialet N. P.
E moshuara është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit kanë nisur veprimet procedurale. Grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e saktë të ngjarjes.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



