← Sport
Live · Sport · 07:44 · 11 Korrik 2026

Pse londinezët nuk shfaqin interes për Leaon?

Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, klubi londinez nuk ka shfaqur interes konkret për transferimin e sulmuesit portugez

LONDRA — Rafael Leao i është ofruar Tottenham Hotspurit gjatë afatit kalimtar të verës, por klubi londinez nuk ka shfaqur interes konkret për transferimin e sulmuesit portugez, ka raportuar eksperti i merkatos, Fabrizio Romano. Reprezentuesi i Portugalisë ka lënë të kuptohet prej kohësh se është i gatshëm të largohet nga Milani, duke deklaruar në disa intervista se ka dhënë gjithçka për "Rossonerët" dhe se ka ardhur koha për një sfidë të re në karrierë. Leao ka theksuar gjithashtu se Premierliga dhe La Liga janë kampionatet që i përshtaten më së miri stilit të tij të lojës. Megjithatë, transferimi i tij po rezulton më i vështirë sesa pritej. Edhe pse çmimi i kërkuar nga Milani është ulur në rreth 60 milionë euro, deri tani nuk ka pasur klube të gatshme të bëjnë një ofertë konkrete.

Së fundmi u raportua se Tottenham ishte i interesuar për 27-vjeçarin, por sipas Romanos, situata është ndryshe. Në kanalin e tij në YouTube, gazetari italian bëri të ditur se ishin përfaqësuesit e Leaos që e propozuan lojtarin te klubi anglez, ndërsa drejtuesit e Tottenhamit nuk u bindën për të avancuar bisedimet. Dëshira për ndarje duket të jetë reciproke. Leao ka kontratë me Milanin deri në qershor të vitit 2028, por klubi italian nuk planifikon t’i ofrojë rinovim, ndërsa synon të lirohet edhe nga paga e tij e konsiderueshme.

Sinjale të ngjashme ka dhënë edhe trajneri i ri i Milanit, Ruben Amorim, i cili deklaroi se pozicioni ideal për Christian Pulisic është në krahun e majtë të sulmit në skemën me tre sulmues. Ky është pozicioni ku aktivizohet zakonisht Leao, gjë që do ta detyronte reprezentuesin amerikan të luante në krahun e djathtë. Deri më tani, interesimi i vetëm konkret për Rafael Leaon raportohet të ketë ardhur nga Benfica dhe Galatasaray.

Burim: Sinjali, https://sinjali.com/leao-i-veteofrohet-tottenhamit-por-londinezet-nuk-shfaqen-interes-per-transferimin-e-tij
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #sport

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën