Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Si do të jetë raporti i Xhandarmërisë me KFOR-in sipas Kurtit?

Kryeministri në detyrë diskutoi me katër kongresistë amerikanë për NATO-n, Bondsteel-in dhe krijimin e Xhandarmërisë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Kryeministri në detyrë Albin Kurti zhvilloi një takim virtual me kongresistët amerikanë Keith Self, Ritchie Torres, Mike Lawler dhe George Latimer, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Si do të jetë raporti i Xhandarmërisë me KFOR-in sipas Kurtit?
Foto: telegrafi.com

Kongresistët, të cilët javë më parë paraqitën dy rezoluta në Dhomën e Përfaqësuesve, morën mirënjohje të veçantë për Rezolutën nr. 1246 që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Rezolutën nr. 1250 për vazhdimin e kontributit amerikan në KFOR.

Kurti theksoi se qëndrimi i NATO-s dhe anëtarësimi i Kosovës në aleancë janë "prioritete kyçe" dhe "thelbësore për sigurinë në rajon". Ai veçoi thirrjen që katër shtetet jo-njohëse anëtare të NATO-s ta njohin Kosovën, duke ia hapur rrugën anëtarësimit.

Kryeministri në detyrë e ritheksoi qëndrimin për kthimin e Bondsteel-it në bazë të përhershme të ushtrisë amerikane, duke e vlerësuar këtë si "ritje të jashtëzakonshme të sigurisë rajonale" dhe në interes strategjik të SHBA-së dhe NATO-s.

Për Xhandarmërinë, njoftimi citon Kurtin se ajo "nuk është menduar si zëvendësim i KFOR-it, por si bashkëpunëtore e afërt me të". Qëllimi i saj është luftimi i kontrabandës dhe terrorizmit, si dhe ruajtja e infrastrukturës kritike. Marrëveshja Kornizë për Bashkëpunim në Mbrojtje me Pentagonin është në finalizim.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme