← Kosovë
Live · Kosovë · 08:42 · 16 Korrik 2026

Pse nuk është konstituar Kuvendi i Kosovës?

Ushtruesja Albulena Haxhiu pret ta thërrasë seancën konstituive brenda afatit kushtetues

— 7 gusht nga afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Megjithatë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do ta lërë në pritje konstituimin e legjislativit, pasi u ka dhënë kohë partive politike që të arrijnë marrëveshje për çështjen e presidentit. Në një përgjigje për RTV21, nga Presidenca thanë se seanca konstituive do të thirret brenda afatit kushtetues.

Kushtetuta përcakton që seanca konstituive e Kuvendit thirret nga Presidenti/Presidentja brenda 30 ditësh nga shpallja zyrtare e rezultateve të zgjedhjeve. Në rastin konkret, ky afat përfundon më 7 gusht. Duke pasur parasysh se afati për zgjedhjen e Presidentit është 60 ditë dhe fillon nga dita e konstituimit të Kuvendit, U.D. Presidentja Haxhiu vlerëson se partive politike duhet t’u lihet koha dhe hapësira e nevojshme për bisedime dhe për arritjen e marrëveshjes që i duhet vendit për zgjedhjen e presidentit.

Instituti Demokratik i Kosovës, i cili monitoron punën e Kuvendit, e quan të panevojshme zvarritjen e caktimit të seancës konstituive nga ushtruesja e detyrës së presidentes. Hulumtuesi në Zyrën Ligjore të këtij instituti, Vullnet Bugaqku, tha se mosthirrja e seancës konstituive i bllokon afatet kushtetuese për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit të ri.

Edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi i ka bërë thirrje ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, që ta thërrasë pa vonesa seancën për konstituimin e Kuvendit. Melos Kolshi nga ky institut vlerëson se ka shumë projektligje që presin miratimin në Kuvend.

Seancën konstituive të mos e llogarisë si të lidhur drejtpërdrejt me formimin e Qeverisë dhe me zgjedhjen e presidentit, por Kuvendi duhet të konstituohet sa më parë, në mënyrë që të fillojnë të rrjedhin edhe afatet kushtetuese. Kuvendi është organ legjislativ dhe duhet të jetë sa më shpejt funksional.

Përfaqësuesit e të dy instituteve, KDI-së dhe IKD-së, kërkojnë nga partitë politike që konstituimi i Kuvendit të mos zvarritet për shkak të pazareve politike. Nëse eventualisht kjo ndodh, do të sjellë paqartësi sa i përket situatës dhe mënyrës se si duhet të veprohet.

Gjykata Kushtetuese nuk ka sqaruar se çfarë ndodh nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh. Nuk i dimë pasojat kushtetuese apo politike për deputetët apo për Kuvendin në tërësi.

Duke e marrë parasysh edhe praktikën e mëhershme, çështja e konstituimit të Kuvendit ka qenë jashtëzakonisht problematike. Jo për shkak të mungesës së normave kushtetuese, por për shkak të mungesës së vullnetit politik, në veçanti të subjektit më të madh politik.

Burim: RTV21

— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #kosove

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën