← Kosovë
Live · Kosovë · 06:39 · 10 Korrik 2026

Ku ishte Kosova ndërsa NATO mblidhej në Ankara?

Kryeministri Kurti mori pjesë në Simpoziumin Symi në Greqi, ndërsa vendi përballet me izolim të thellë diplomatik.

ANKARA — Ndonëse Kosova nuk u ftua në Samitin e NATO-s të mbajtur të martën në Ankara, ku qëndronin rreth 50 kryeministra dhe kryediplomatë, kryeministri Albin Kurti zgjodhi të merrte pjesë në Simpoziumin Symi në Greqi, në po të njëjtën kohë.

Në kompleksin presidencial Beştepe, si mysafirë të ftuar ishin edhe presidenti i Azerbajxhanit, kryediplomati i Katarit dhe presidenti i Koresë Jugore. Askujt nga Kosova, megjithatë, nuk iu bë ftesë për të qenë pjesë e samitit të aleancës më të madhe ushtarake të Perëndimit.

Në të njëjtën orë, në ishullin grek Symi, Kurti nisi pjesëmarrjen në Simpozium, që këtë vit trajtoi temën "Zemërimi i Akilit dhe paralajmërimi i Kasandrës". Forumi, i nisur që prej vitit 1998 nga ish-kryeministri grek Iorgji Papandreu, mbledh çdo vit aktivistë, ideologë dhe politikanë nga spektri i majtë ndërkombëtar.

Kurti ka qenë një mysafir i rregullt në Symi — sipas tij, merr pjesë në simpoziumin që nga viti 2017, kur ishte deputet, edhe pse pjesëmarrja e tij nuk ishte e njohur gjerësisht atëherë. Diskutimet në forum janë të natyrës joformale dhe nuk transkriptohen, duke e bërë rëndësinë e tij diplomatike thuajse të hiçtë.

Kosova mbetet nën izolim të thellë diplomatik. Prej qershorit të 2023-s, vendi u godit me sanksione nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara, duke pezulluar edhe Dialogun Strategjik me Washingtonin. Edhe pse Brukseli i shfuqizoi masat në pranverë të 2026-s, sanksionet amerikane mbetën në fuqi, duke e lënë vendin të përjashtuar nga stërvitjet e mëdha ushtarake të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Për ironi, Athina e kishte shqyrtuar seriozisht njohjen zyrtare të Kosovës, si pjesë e një projekti ambicioz për bartjen e gazit amerikan nga porti i Aleksandropolit drejt Ballkanit. Nën trysninë e favorshme gjeopolitike të kohës, kjo do të kërkonte që Qeveria e Kosovës të bëhej pjesë aktive e projektit. Por mundësia e rrallë nuk u shfrytëzua, duke e lënë vendin jashtë këtij zhvillimi historik.

Kurti vazhdon të kultivojë një imazh intelektual në forume ndërkombëtare, ndërsa Kosova mbetet jashtë diplomacisë që vërtet ka peshë.

Burim: Nacionale, https://nacionale.com/politike/diplomacia-e-kurtit-si-valle-sirtaqi
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #kosove

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën