Vazhdo leximin
e diel, 11 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kronikë Diaspora

Krim familjar në Greqi, shqiptari vret gruan me thikë dhe tenton vetëvrasjen

Një tjetër ngjarje e rëndë ka shënuar në Rodhopi të Greqisë, ku një shtetas shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka tentuar t’i japë fund jetës.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Foto: report.al / report.al
Foto: Foto: report.al / report.al

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Rodhopi të Greqisë, ku protagonistë janë shtetas shqiptarë. Një 44-vjeçare është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj pas një sherri banal në prani të tre fëmijëve të tyre, dy të mitur dhe një i rritur.

Në rrethana që ende nuk dihen qartë, autori goditi me thikë bashkëshorten duke e lënë të vdekur në vend. Pas kësaj, ai tentoi të pinte naftë për të vrarë veten. Autori u dërgua në spital ku po kurohet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa trupi i viktimës u dërgua në morgun e spitalit.

Autoritetet në vendngjarje sekuestruan thikat që do t'i nënshtrohen ekzaminimeve. Sipas mediave greke, çifti kishte pasur edhe më herët probleme në marrëdhënien e tyre, ku në vitin 2022 në Heraklion të Kretës ishte regjistruar një incident pas të cilit 44-vjeçarja kishte kallëzuar bashkëshortin për kërcënime.

Facebook WhatsApp X
LIVE Ulpianë, Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →