Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Krehëri elektronik nga Kina që premton rikthimin e flokëve

Shkencëtarët zhvillojnë pajisjen inovative për trajtimin e rënies së flokëve.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një ekip studiuesish nga Universiteti Beihang në Pekin ka zhvilluar një teknologji inovative për trajtimin e rënies së flokëve, e prezantuar në revistën shkencore “Nature Communications”. Pajisja e re, e quajtur “Detangle”, përdor stimulimin elektrik dhe shpërndarjen e substancave aktive për të stimuluar folikulat e flokëve.

Krehëri elektronik nga Kina që premton rikthimin e flokëve
Foto: almakos.com

Krehëri elektronik përmban dhëmbëza me gjatësi të ndryshme të pajisura me elektroda dhe molekula, të cilat mundësojnë depozitimin e trajtimeve gjenetike deri në nëntë herë më thellë në lëkurë. Në fazën eksperimentale te minjtë, sistemi arriti një shkallë rikthimi të flokëve prej afër 98 për qind brenda një muaji, duke kaluar trajtimet tradicionale kundër alopecisë androgjenetike si minoxidil dhe finasterid.

Pavarësisht rezultateve mbresëlënëse në laborator, shkencëtarët theksojnë se teknologjia mbetet në fazë eksperimentale. Deri më tani mungojnë provat se pajisja do të japë të njëjtat rezultate te njerëzit, ndaj do të duhen studime shtesë dhe testime klinike për të vërtetuar sigurinë dhe efektivitetin e saj para daljes në treg.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Brezovicë 20 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. KEDS: Ndërprerje të rrymës të mërkurën për shkak të punimeve

    26% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

    46% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme