Zhurma Press E Enjte · 17 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 00:54 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Politikë KOS

KQZ aprovon mbi 82 mijë pako me vota nga jashtë

Pse u refuzuan pothuajse 3 mijë pako me vota të mërgatës gjatë verifikimit?

Redaksia ZHURMA 19:23 1 min lexim
KQZ aprovon mbi 82 mijë pako me vota nga jashtë
FOTO · Foto: arkiv Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e vlerësimit të pakove nga votimi përmes postës. Gjatë këtij procesi, i cili zgjati nga e marta e 9 qershorit deri të dielën e 14 qershorit, janë vlerësuar 85,790 pako, prej të cilave u aprovuan 82,809 dhe u refuzuan 2,981.

Arsyeja më e shpeshtë e refuzimit të këtyre pakove ishte mungesa e dëftesës së regjistrimit, e cila u shënua në 2,552 raste. Ky dokument me të dhëna unike i dërgohet çdo votuesi të regjistruar nga KQZ për të konfirmuar procesin e rregullt të votimit jashtë vendit.

Arsyet e tjera lidhen me 322 raste ku në një pako kishte më shumë se një fletëvotim apo person, si dhe 23 raste kur pakoja u dërgua nga një shtet tjetër. Përveç kësaj, 46 zarfe u dërguan gabimisht dhe 32 pako përmbanin vetëm dëftesën pa fletëvotim.

Pakot me fletëvotime u tërhoqën nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, proces ky që u mbyll më 8 qershor. Votimi përmes postës kishte filluar më 21 maj dhe u përmbyll më 6 qershor, ndërsa numri i të regjistruarve ishte rreth 105 mijë shtetas.

Ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave të aprovuara, i cili nisi të premten mbrëma më 12 qershor. Deri të dielën në orën 18:00, shërbimi votues ka numëruar 60 kuti votimi ku janë vendosur zarfet me fletëvotimet e aprovuara.

Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA

Komentet