Vazhdo leximin
e shtunë, 10 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kronikë Maqedonia

Kontrolle të përforcuara për trotinetë elektrike: 965 shkelje në dy muaj

Nga 18 maji deri 31 korrik 2026, Sektori për Punë të Qarkullimit pranë MVR-së ka regjistruar 965 shkelje, kryesisht për lëvizje të parregullt.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kontrolle të përforcuara për trotinetë elektrike: 965 shkelje në dy muaj
Foto: Foto: zhurnal.mk

Nga 18 maji deri më 31 korrik 2026, Sektori për Punë të Qarkullimit pranë Ministrisë së Brendshme (MVR) ka zhvilluar kontrollë të përforcuara për trotinetët elektrike në të gjithë territorin e vendit, duke regjistruar gjithsej 965 shkelje.

Nga këto, 519 shkelje kanë të bëjnë me lëvizje të parregullt – vozitje në sipërfaqe të destinuara për këmbësorë, në vend të shtegut ose korsiës së biçikletave. Shpërndarja rajonale: SVR Bitola 443, SVR Strumica 112, SVR Shkup 90, SVR Tetovë 86, SVR Veles 73, SVR Ohër 59, SVR Kumanovë 45, SVR Shtip 18, ndërsa Njësia mobile për sigurinë e qarkullimit ka konstatuar 39 shkelje shtesë. MVR-ja paralajmëron se kontrollat do të vazhdojnë për të siguruar respektimin e rregullave dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në qarkullim.

Facebook WhatsApp X
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →