Vajza e Adi Hilës zhduket nga rrjetet sociale pas skandalit
Profili i vajzës së kompozitorit Adi Hila në Instagram nuk është më i aksesueshëm pas publikimit të videove intime.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Pas vëmendjes së madhe dhe reagimeve të shumta që solli publikimi i materialeve intime lidhur me kompozitorin Adi Hila, në qendër të vëmendjes ka kaluar edhe vajza e tij. Gjatë një kontrolli në rrjetin social Instagram, llogaria e saj nuk shfaqet më dhe jep mesazhin se përdoruesi nuk mund të gjendet.
Aktualisht nuk ekziston asnjë njoftim zyrtar që të shpjegojë arsyen e këtij veprimi, ose nëse mbyllja apo çaktivizimi i profilit ka lidhje me ngjarjet e fundit që prekin babanë e saj. Çështja në fjalë tashmë ka kaluar në duart e autoriteteve kompetente të prokurorisë, ku kanë nisur hetimet përkatëse.