Vazhdo leximin
e martë, 13 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Amedspori mbetet pa Lumbardh Dellovën për një muaj

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës do t'i mungojë skuadrës së Amedsporit shkaku i një lëndimi.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova, pritet t'i mungojë skuadrës së Amedsporit për një muaj për shkak të një lëndimi të pësuar. Lëndimi i pësuar në duel ndaj Gençlerbirligit mund ta mbajë Dellovën të paktën disa javë jashtë fushës. Amedspori barazoi 2:2 në udhëtim me Gençlerbirligin, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Superligës së Turqisë.

Amedspori mbetet pa Lumbardh Dellovën për një muaj
Foto: Wikimedia Commons

Dellova u lëndua në fund të takimit, saktësisht në minutën e 84-t, duke pësuar lëndim në këmbën e djathtë. Në Turqi raportohet se ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Besnik Hasi deri në gjysmën e muajit të ardhshëm, ndërsa në rast se mungesa zgjat rreth një muaj, ai mund të kthehet në dispozicion të skuadrës gjatë muajit nëntor. Mungesa e tij shihet e madhe te skuadra turke.

Dellova iu bashkua Amedsporit para fillimit të këtij sezoni dhe deri më tani ka shtatë paraqitje dhe një asistim në kampionatin turk. Te skuadra turke që drejtohet nga Besnik Hasi luan edhe reprezentuesi tjetër i Kosovës, Ermal Krasniqi.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ferizaj 26 kamera →