Vazhdo leximin
e enjte, 29 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kulturë

Si udhëtoi lira nga lashtësia në teatrin lirik në Tiranë?

Çfarë lidhje ka muzika antike greke me trashëgiminë kulturore shqiptare?

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TIRANË — Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shoqatën "Argjiro" dhe Akademinë Ndërkombëtare të Lirës, organizoi koncert-konferencën "Nga lira e lashtësisë drejt teatrit lirik".

Si udhëtoi lira nga lashtësia në teatrin lirik në Tiranë?
Foto: ata.gov.al

Protagonist i mbrëmjes ishte kompozitori dhe studiuesi i asociuar i Akademisë së Athinës, dr. Nikos Xanthoulis. Ai interpretoi një program ku u ndërthurën krijime të autorëve antikë me kompozime moderne të frymëzuara nga tradita klasike.

Publiku dëgjoi pjesë të rralla si "Choral" nga "Oresti" i Euripidit (408 p.K.), "Paeani delfik" i Athenaeus (128 p.K.), dhe "Epitafi i Seikilosit" (shek. II–III e.s.), një nga dëshmitë më të hershme të muzikës së shkruar. Në program ishin edhe krijime të Xanthoulis-it: "Rosa Ritrovata", "Hear my Prayer" dhe "Honor to Dionysus".

Nëpërmjet muzikës, rrëfimit dhe kërkimit shkencor, dr. Xanthoulis solli tingujt e lirës me shtatë tela dhe historinë e saj, nga roli në qytetërimin antik deri te ndikimi në teatrin lirik dhe muzikën e kultivuar evropiane.

Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Qendra e Gjakovës 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme