Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Zemrës
Komuna e Vitisë ka organizuar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Zemrës.
Komuna e Vitisë ka shënuar Ditën Botërore të Zemrës nën organizimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti. Në qendër të qytetit të Vitisë, një ekip i QKMF-së ka bërë matjen e tensionit dhe sheqerit për qytetarët, si dhe u ka shpërndarë fletushka me këshilla për shëndetin dhe aktivitetin fizik, për parandalimin e shtypjes së lartë të gjakut.
Këtë ekip e ka vizituar kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka theksuar se shënimi i ditëve të tilla ka rëndësi të veçantë në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve vitias. Ai ka potencuar se komuna e Vitisë vazhdimisht organizon aktivitete të vetëdijesimit që janë në interes të shëndetit publik.
Burimet: 2LONLINE - Portali i Lajmeve Lokale (klaster 1 outlets).