Zhurma Press E Diel · 23 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 17:33 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë MKD

Komisioni miraton dërgimin e 2 ushtarakëve për UNIFIL në Liban

Sa kohë do të zgjasë misioni i ushtarakëve në Liban?

Redaksia ZHURMA 14:25 Përditësuar 17:52 1 min lexim
Komisioni miraton dërgimin e 2 ushtarakëve për UNIFIL në Liban
FOTO · Ilustrim · KFOR provides emergency medic class to Kosovo Police officers (9632057) (Public domain) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SHKUP — Komisioni kuvendor për Mbrojtje dhe Siguri miratoi dërgimin e dy ushtarakëve të Armatës në misionin ndërkombëtar UNIFIL të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Liban. Të dy pjesëtarët e personelit aktiv ushtarak, nga forcat rezervë të Armatës, do të shërbejnë gjashtë muaj, nga gushti 2026 deri në shkurt 2027. Ata dërgohen në operacione për menaxhim krizash dhe siguri bashkëpunuese, jashtë territorit të Republikës.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani, theksoi se kjo është një vendim standard, i miratuar sipas nenit 41, paragrafi 1 të Ligjit për mbrojtjen. Ai shtoi se përgatitjet dhe organizimi i pjesëtarëve të Armatës për operacionin ndërkombëtar kryhen nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa bëhet fjalë për një rotacion, pasi, siç tha, edhe më herët vendi ynë ka pasur pjesëtarë në këtë mision.

Shpenzimet financiare për transportin, pagat dhe kompensimet e pagave, si dhe shpenzimet logjistike të personelit ushtarak do të sigurohen nga Ministria e Mbrojtjes.

Burim: Almakos
— Redaksia ZHURMA

Komentet