Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Kombëtarja rinis stërvitjet për përballjen e fundit në Ligën e Kombeve ndaj Bjellorusisë

Pas fitores kundër Finlandës, kuqezinjtë nisën përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Maran për ndeshjen e së dielës në Hungari.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Pas suksesit 2-0 ndaj Finlandës, Kombëtarja shqiptare u rikthye në fushë për të nisur përgatitjet e ndeshjes së fundit të grupit C1 në Nations League kundër Bjellorusisë. Gjatë seancës stërvitore, trajneri Maran e ndau grupin në dy pjesë, ku lojtarët e aktivizuar titullarë zhvilluan rikuperim në palestër dhe fizioterapi, ndërsa pjesa tjetër u fokusua te puna me topin dhe situatat e lojës.

Kombëtarja rinis stërvitjet për përballjen e fundit në Ligën e Kombeve ndaj Bjellorusisë
Foto: ata.gov.al
Video · RTV Klan · YouTube ↗

Përgatitjet do të vijojnë me seancën e fundit në ambientet e «Shtëpisë së Futbollit» para udhëtimit drejt Hungarisë. Ndeshja do të luhet të dielën në stadiumin «Illovszky Rudolf Stadion», ku në orën 18:00 do të nisë sfida, ndërsa më parë trajneri dhe një lojtar do të dalin në konferencën për mediat në të njëjtin stadium.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Gjakovës 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme