Kombëtarja mbërrin në Budapest për ndeshjen vendimtare ndaj Bjellorusisë
Kuqezinjtë ndodhen në Budapest për ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve, ku synojnë vendin e parë në grup.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Budapest, ku do të zhvillojë sfidën e fundit të grupit në Ligën e Kombeve ndaj Bjellorusisë. Përfaqësuesja e drejtuar nga trajneri Sylvinho synon të marrë tri pikët për të siguruar vendin e parë në klasifikim dhe për ta mbyllur këtë fazë në krye të tabelës së Ligës C, grupi 1.
Përfaqësuesja e ka zhvilluar në Tiranë seancën e fundit stërvitore përpara udhëtimit drejt Hungarisë, ndërsa pas mbërritjes në Budapest nuk është parashikuar ndonjë seancë tjetër. Aktiviteti i radhës për kuqezinjtë do të jetë konferenca për shtyp e trajnerit, e programuar për orën 18:30. Ndeshja Shqipëri–Bjellorusi do të luhet në orën 18:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Digitalb.