Jurgen Klopp merr drejtimin e Gjermanisë — firmos për 4 vite
Tekniku 59-vjeçar prezantohet nga 4 herë kampionët e botës
FRANKFURT — Ishte një sekret që e dinin të gjithë. Gjithsesi, duhej pritur derisa të bëhej zyrtarizimi dhe prezantimi, e ja ku e kemi Jurgen Klopin si trajnerin e ri të Gjermanisë. Tekniku I shquar 59-vjeçar ishte përpara gazetarëve në selinë e Federatës Gjermane të Futbollit në Frankfurt, duke nisur aventurën e tij të re.
Njeriu I stolit, që krijoi stilin e futbollit të njohur si “heavy metal”, u bë trajneri I 13-të I “teutonëve” dhe mori frenat në duar pas largimit të parardhësit të tij, Julian Nagelsman. Kontrata do të jetë 4-vjeçare dhe impenjimi do të nise me ndeshjet e Ligës së Kombeve, për të vazhduar me tej me Kampionatin Europian, e me shpresë edhe në Kupën e ardhshme të Botës në 2030.
Gjithsesi, 59-vjeçari paralajmëroi gazetarët se do të largohet nga detyra nëse familja e tij do të shqetësohet. Shpresat janë të mëdha pasi Klop ka shkëlqyer si profesionist tek Dortmundi në Gjemani dhe tek Liverpuli në Angli, duke fituar disa tituj kampion, duke fituar Championsin, duke arritur finalen e Championsit, e duke marrë trofe të tjerë.
Kryesorja, ai I pati lojtarët me vete, dhe futbolli I tij ishte sulmues. Gjermania duhet të reagojë pas dështimit në Kupën e Botës në Amerikën e Veriut. Katër herë kampionët e botës u eliminuan në raundin e dytë, të mundur me penallti nga Paraguaji, dhe prej 12 vitesh nuk po njohin suksese në botërorë.
Burim: ABC News
— Redaksia ZHURMA