Vazhdo leximin
e premte, 30 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kulturë

Kitara e George Michael del në ankand për 138 mijë euro

Instrumenti i përdorur në videoklipin e këngës Faith del në shitje, duke shkaktuar pakënaqësi te familjarët e ish-asistentes.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Kitara ikonike e markës Gretsch Synchromatic 160, e cila u përdor nga George Michael në videoklipin e hitit të famshëm Faith të publikuar në vitin 1987, pritet të shitet për 120 mijë funte ose rreth 138 mijë euro. Këngëtari ia kishte dhuruar këtë instrument asistentes së tij personale, Siobhan Bailey, me të cilën kishte bashkëpunuar për rreth dy dekada. Pas ndarjes nga jeta të Siobhanit në vitin 2014, kitara u trashëgua nga bashkëshorti i saj, Ian Belcher, i cili tashmë ka vendosur ta nxjerrë në ankand.

Kitara e George Michael del në ankand për 138 mijë euro
Foto: zhurnal.mk

Ky vendim ka ngjallur reagime dhe pakënaqësi në gjirin e familjarëve. Vëllai i ish-asistentes, Gerard Bailey, pretendon se ajo dëshironte që sendet e saj personale t'u mbeteshin nipërve dhe mbesave. Sipas tij, Siobhan kishte nisur të përgatiste një testament para se të ndërronte jetë, megjithëse dokumenti nuk kishte arritur të regjistrohej. Ai ka deklaruar se motra e tij do të kishte qenë kundër shitjes së këtyre kujtimeve të çmuara dhe do të preferonte që ato të ruheshin brenda familjes.

Përveç instrumentit muzikor, në këtë ankand janë përfshirë edhe sende të tjera historike, si fotografi të nënshkruara, porosia e këngëtarit për koncertin Live Aid, si dhe një itinerar nga turneu i grupit Wham! në Kinë i realizuar në vitin 1985.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme