KFOR-i uron ushtarët shqiptarë për 28 Nëntor
Misioni i NATO-s në Kosovë ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë përmes një postimi.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka uruar ushtarët shqiptarë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ky mision ka shprehur krenarinë për shërbimin dhe mbështetjen ndaj aleatëve në këtë ditë feste.
«Krenar që shërbejmë dhe qëndrojmë përkrah aleatëve tanë shqiptarë, ndërsa ata festojnë Ditën e tyre Kombëtare», thuhet në njoftimin e publikuar, duke shtuar gjithashtu urimin «Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri! Gëzuar Ditën Kombëtare, ushtarë shqiptarë!».
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


