Pse katalogu i trajnimeve të vazhdueshme i MPB-së është një hap i ri?
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, paraqet një hap të rëndësishëm në avancimin e zhvillimit profesional, ekspertizës dhe kapaciteteve të punonjësve të MPB-së
— Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, mori pjesë sot në Akademinë Policore në Idrizovë në promovimin e Katalogut të Trajnimeve të Vazhdueshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i përgatitur në bashkëpunim me Akademinë Policore dhe Misionin e OSBE-së në Shkup informon Tetovasot.
Në fjalën e tij, Toshkovski theksoi se katalogu paraqet një hap të rëndësishëm në avancimin e zhvillimit profesional, ekspertizës dhe kapaciteteve të punonjësve të MPB-së, duke nënvizuar se sfidat moderne të sigurisë kërkojnë një polici të trajnuar mirë, profesionale dhe efikase.
Trajnimet janë të orientuara drejt zhvillimit të kompetencave profesionale, operative dhe drejtuese, me theks të veçantë në zbatimin praktik të njohurive, respektimin e të drejtave të njeriut, integritetin profesional dhe standardet etike.
Toshkovski falënderoi Akademinë Policore dhe Misionin e OSBE-së në Shkup për mbështetjen dhe kontributin në përgatitjen e katalogut, duke theksuar se bashkëpunimi ndërinstitucional është një parakusht i rëndësishëm për ndërtimin e një sistemi modern dhe të qëndrueshëm të trajnimit policor.
Në fund, ai ritheksoi se Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar për të investuar vazhdimisht në dijen, profesionalizmin dhe zhvillimin e punonjësve të saj, me synimin për të ndërtuar një polici moderne, profesionale dhe të besueshme, të gatshme për t’u përballur me sfidat bashkëkohore të sigurisë.
Burim: Tetova Sot, https://tetovasot.com/2026/07/toshkovski-katalogu-i-trajnimeve-te-vazhdueshme-eshte-nje-hap-i-ri-drejt-nje-policie-moderne-profesionale-dhe-efikase/
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.