Vazhdo leximin
e diel, 18 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Ankesa nga Rruga B në Prishtinë për kanalizimin e prishur prej një javë

Banorët e Rrugës B në Prishtinë shqetësohen nga era e rëndë e kanalizimit të dëmtuar dhe kërkojnë ndërhyrjen e Komunës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRISHTINË — Pjesa qendrore e Rrugës B në Prishtinë po përballet me një defekt në rrjetin e kanalizimit që ka rreth një javë që është prishur. Situata e krijuar ka sjellë erë të rëndë dhe vështirësi për qytetarët që qarkullojnë në këtë zonë, ndërsa banorët tregojnë se ky problem është shfaqur disa herë edhe më parë pas ndërhyrjeve të kryera.

Ankesa nga Rruga B në Prishtinë për kanalizimin e prishur prej një javë
Foto: telegrafi.com
Video · KlanKosova · YouTube ↗

Qytetari Tafil Zena e ka përshkruar gjendjen si të rëndë dhe shqetësuese, duke shtuar se dëmtimet përsëriten shpejt pas montimit. «Veç i montojnë edhe brenda dy jave, 10 dite kërset betoni edhe bëhet kështu, qe ku i ke, rend shkojë dhe është njëjtë. Tmerr është kjo, infeksion është», deklaroi ai. Edhe Remzi Cakolli shprehu pakënaqësi për gjendjen e krijuar në këtë pjesë të qytetit. «Kjo është tmerr, me llogaritë Rrugën B si ka qenë dhe ku është. Shumë era e rëndë, duhet me u rregullu. Qe shumë herë po përsëritet ky problem», tha Cakolli. Ndërkohë, një qytetare që kërkoi të mbetej anonime kërkoi reagim institucional. «Shumë, shumë vështirësi, nuk di tjetër çfarë të them. Patjetër Komuna duhet të ndërmerr hapa», u shpreh ajo, ndërsa institucionet komunale nuk kanë kthyer përgjigje lidhur me situatën.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 24 kamera →