Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Pse Jordan Henderson shkruajti histori në Kupën e Botës?

Jordan Henderson u bë lojtari i parë anglez që luajti në katër edicione të Kupës së Botës

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Londër — Veterani i Brentfordit, Jordan Henderson, bëri një paraqitje surprizë nga stoli në minutat e fundit të fitores 2-0 të Anglisë ndaj Panamasë në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Kupës së Botës.

Pse Jordan Henderson shkruajti histori në Kupën e Botës?
Foto: Voltmetro / Wikimedia Commons

Duke hyrë në fushë në minutën e 84-t, 36-vjeçari shkroi histori, pasi u bë lojtari i parë anglez që ka luajtur në katër edicione të Kupës së Botës. Që nga debutimi i tij në Botërorin e vitit 2014, Henderson ka regjistruar 12 paraqitje në katër turne të ndryshëm, duke u bërë gjithashtu futbollisti i parë i Anglisë që ka marrë pjesë në shtatë turne të mëdha ndërkombëtare.

Henderson deklaroi për ITV: “Koha fluturon, apo jo? Është vërtet çmenduri. Gjithmonë e kam thënë se sa i nderuar jam që përfaqësoj vendin tim që nga dita kur debutova. Të jem ende në gjendje ta bëj këtë tani është një ëndërr e bërë realitet”, deklaroi ai.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Batllavë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme