Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

John Legend njofton albumin e ri “Muse”

Albumi i ri i John Legend, “Muse”, vjen pas një bashkëpunimi me Pharrell Williams dhe pritet të publikohet më 23 tetor nga “Republic Records”.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

John Legend ka paralajmëruar albumin e tij të ri, “Muse”, i cili pritet të publikohet më 23 tetor nga “Republic Records”. Albumi është shkruar dhe regjistruar në studion e Pharrell Williams në selinë qendrore të “Louis Vuitton”, ku Williams është drejtor kreativ për koleksionet e meshkujve.

John Legend njofton albumin e ri “Muse”
Foto: Wikimedia Commons

Legend dhe Williams realizuan një album në Paris vitin e kaluar. Artisti, i cili gëzon statusin EGOT, thotë se ky album është ndryshe nga çdo album tjetër i tij. Sipas tij, “Muse” e nxiti të largohej nga standardet klasike të përjetshme të pianos dhe të eksploronte një “estetikë të James Bondit me ngjyrime të errëta, por me një ritëm modern në themel”.

“Në këtë incizim dëgjon gjurmë të miat dhe gjurmë të tijat, por tingëllon si diçka e re për të dy ne. Kombinimi im me Pharrellin, në letër, mendoj se është një ide e mirë”, ka thënë Legend.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Pejton 2, Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme