Ismaili: E gjeta të fortë Kadri Veselin gjatë vizitës në Hagë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka vizituar ish-kryetarin e partisë dhe të Kuvendit, Kadri Veseli, në Hagë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka njoftuar se ka qëndruar në Hagë për të vizituar ish-kryetarin e kësaj partie dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Gjatë kësaj vizite në prag të Festës së Flamurit, ai ka marrë pjesë si pjesë e ekipit mbrojtës.
Ismaili ka bërë të ditur se me Veselin kanë biseduar lidhur me përgatitjen e strategjisë dhe hapat për apelimin e aktgjykimit dënues. Sipas tij, e gjithë vëmendja dhe fokusi janë përqendruar te apeli, ndërsa theksoi se në këtë betejë është në peshore e vërteta e Kosovës dhe e luftës çlirimtare.
Deputeti ka shtuar se takimet e deritanishme i jepnin gjithmonë kurajo dhe se e ka gjetur ish-kryekuvendarin të fortë dhe me zemrën plot. Për më tepër, ai bëri thirrje për një angazhim më të madh të shoqërisë kosovare në mbrojtje të së vërtetës, duke vlerësuar se uniteti ka peshë përballë padrejtësisë së pretenduar ndaj heronjve të luftës.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


