Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Investitorët e Wondermind kërkojnë 1.2 milion dollarë dëmshpërblim nga Selena Gomez

Pesë investitorë kërkojnë rikthimin e fondeve dhe dëmshpërblim pas padisë ndaj Selena Gomez dhe nënës së saj.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

BOTË — Pesë investitorë të platformës Wondermind Global kanë kërkuar rikthimin e rreth 1.2 milion dollarëve dhe dëmshpërblim përmes një padie të re ndaj aktores dhe këngëtares Selena Gomez dhe nënës së saj, Mandy Teefey.

Investitorët e Wondermind kërkojnë 1.2 milion dollarë dëmshpërblim nga Selena Gomez
Foto: dukagjini.com

Ngjarja vjen pas raportimeve të mëparshme se Selena Gomez dhe nëna e saj ishin paditur nga investitorët e kompanisë. Në zhvillimin e fundit, paditësit pretendojnë se Gomez nuk i përmbushi zotimet për t'u angazhuar aktivisht në zhvillimin dhe promovimin e markës, duke e çuar Wondermind në një gjendje të rëndë financiare.

Sipas padisë, investitorët kishin besuar se kompania kishte kapacitetet dhe partneritetet e nevojshme, por pretendojnë se u lanë pa informacione për rreth tre vjet për përkeqësimin e situatës dhe se projektet e paralajmëruara nuk u realizuan.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Veternik Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme