Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

IKD kërkon dënim penal për përdorimin e parasë publike për vota

Përdorimi propozohet për interes publik, jo për interesa partiake apo elektorale

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Naim Jakaj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se me nismën legjislative që ka filluar IKD-ja për plotësim/ndryshimin e Kodit Penal, propozohet që përdorimi i parasë publike për pëfitim elektoral, të sanksionohet si vepër penale. Përmes kësaj nisme, IKD synon: të përcaktohet përgjegjësia penale për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, dhe të sanksionohet përdorimi i parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore.

IKD kërkon dënim penal për përdorimin e parasë publike për vota
Foto: Constitutional Court of Kosovo / Wikimedia Commons

Në nisje të mbledhje së nënshkrimeve për këtë nismë legjislative, Jakaj tha se në dy palë zgjedhjet e fundit kemi parë vendime për ndarjen e mjeteve publike vetëm pak ditë para votimit. Andja, Jakaj tha se paraja publike duhet të përdoret për interes publik e jo për interesa partiake apo elektorale.

“Këto veprime, me të drejtë ngrisin dyshime dhe debat publik nëse buxheti i shtetit po përdoret për politika sociale apo për përfitim elektoral. Demokracia nuk duhet të lërë hapësirë për dyshime të tilla. Paraja publike është e qytetarëve, ajo duhet të përdoret për interes publik, jo për interesa partiake apo elektorale”, theksoi ai.

Andaj, për këtë arsye, hulumtuesi tha se IKD propozon që përdorimi i parasë publike për përfitim elektoral të sanksionohet si vepër penale.

Burim: Demokracia

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme