IKD: Mungesa e stafit dhe kuorumit rrezikon agjendën e Kuvendit
Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson se Kuvendi nuk do ta përmbushë agjendën legjislative për shkak të ngecjeve dhe mungesës së bashkëpunimit.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim
Kuvendi i Kosovës rrezikon të mos e përmbushë agjendën legjislative të paraparë për këtë vit, sipas vlerësimeve të Institutit të Kosovës për Drejtësi. Hulumtuesi i lartë i këtij instituti, Naim Jakaj, ka deklaruar se institucioni ligjvënës po përballet me mungesë të jashtëzakonshme të stafit të brendshëm profesional, ku gjysma e komisioneve parlamentare kanë koordinatorë me ushtrues detyre. Sipas tij, kjo situatë ndikon drejtpërdrejt në efikasitetin dhe cilësinë e punës së komisioneve.
Jakaj ka theksuar se Kuvendi duhet të shpallë sa më parë konkurset për plotësimin e këtyre pozitave që të sigurohet funksionimi profesional dhe përmbushja e programit të punës. Nga ana tjetër, ai ka përmendur se mungesa e vullnetit për bashkëpunim politik ndërmjet pozitës dhe opozitës, si dhe mungesa e kuorumit në komisione dhe seanca plenare, vështirësojnë miratimin e projektligjeve. Si pasojë e këtyre ngecjeve, me dhjetëra pika po mbarten nga njëra seancë në tjetrën, duke krijuar grumbullim të çështjeve të pambaruara.
Gjatë dy vjetëve të fundit, sipas hulumtuesit të IKD-së, Kuvendi nuk ka qenë funksional, gjë që ka pamundësuar ushtrimin e plotë të katër funksioneve kushtetuese, duke përfshirë atë legjislativ, përfaqësues, zgjedhor dhe mbikëqyrës. Ai ka shtuar se më shumë se gjysma e ministrave nuk janë përgjigjur në pyetjet parlamentare, ndërsa institucioni do të ketë nevojë për angazhim shtesë për të përmbyllur detyrat e grumbulluara.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



