Vazhdo leximin
e premte, 23 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Identifikohet 40-vjeçari që humbi jetën pas rënies në humnerë në Kelmend

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike në Malësinë e Madhe.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Grupi hetimor ka zbardhur detajet nga ngjarja tragjike në Malësinë e Madhe, ku shtetasi Florian Sini ka humbur jetën pasi ka rënë në një humnerë. Më parë ishte raportuar vetëm për një 40-vjeçar, ndërsa burimet zyrtare tashmë kanë konfirmuar identitetin e viktimës.

Identifikohet 40-vjeçari që humbi jetën pas rënies në humnerë në Kelmend
Foto: euronews.al

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lëpushë, Kelmend, pasi Policia është njoftuar rreth orës 10:52 se shtetasi Florian Sini dyshohet se ka rënë në një humnerë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se, si pasojë e dëmtimeve të marra, 40-vjeçari ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij incidenti.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 25 kamera →