Vazhdo leximin
e enjte, 29 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

I mituri nga aksidenti në Kurbnesh transportohet me helikopter në Tiranë

Pasagjeri i mitur, rreth 15 vjeç, u dërgua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, pas daljes së mjetit nga rruga në Kurbnesh.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Pasagjeri i mitur, rreth 15 vjeç, i cili u plagos në aksidentin në Kurbnesh të Mirditës, është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Lajmi u bë i ditur nga policia, e cila njoftoi se edhe drejtuesi i mjetit, shtetasi A. K., rreth 20 vjeç, u dërgua në të njëjtin spital.

I mituri nga aksidenti në Kurbnesh transportohet me helikopter në Tiranë
Foto: javanews.al

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku automjeti që drejtohej nga A. K. doli nga rruga dhe përfundoi në greminë. Si pasojë, pasagjeri C. N., rreth 20 vjeç, humbi jetën në vendngjarje, ndërsa dy personat e tjerë në mjet mbetën të plagosur.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme