Hysa shprehet i zhgënjyer nga humbja ndaj Kabajel në Dyseldorf
Boksieri shqiptar Nelson Hysa flet pas humbjes ndaj Agit Kabajel në Gjermani, ku u dorëzua në raundin e dytë për shkak të një dëmtimi.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Boksieri shqiptar Nelson Hysa u mposht nga Agit Kabajel para mbi 50 mijë tifozëve në Duseldorf të Gjermanisë, teksa pati mundësinë të bëhej kampion i peshave të rënda. Përballja zgjati pesë minuta dhe u mbyll pasi Hysa pësoi dëmtim dhe ekipi i tij hodhi peshqirin në ring në raundin e dytë. Siç raportoi Zhurma më 29 nëntor 2026, boksieri u ndal në raundin e dytë për shkak të një dëmtimi në bërryl gjatë duelit për titullin botëror.
Ndërkohë, Hysa ka shprehur zhgënjimin e tij ndërsa merrte ndihmën mjekësore me ekipin, duke pretenduar se kundërshtari nuk kishte grushte dhe i tërhoqi krahun në fund. «Nuk kishte as grusht. Në fund ma kapi bërrylin me dy duar. Se nuk u përplasa në grushta unë me të. Ma tërhoqi krahun», u shpreh ai ndër të tjera.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



