Hysa nokauton Narmon në dy raunde, mjekët i japin oksigjen
Boksieri shqiptar Nelson Hysa mposhti norvegjezin Thomas Narmo në dy raunde në O2 Arena të Londrës.
Boksieri shqiptar Nelson Hysa regjistroi një fitore të re në kategorinë e rëndë, duke mposhtur norvegjezin Thomas Narmo në dy raunde. Dueli u zhvillua në O2 Arena të Londrës, në kuadër të një mbrëmjeje boksi ku kryendeshja ishte mes Moses Itaumas dhe Filip Hrgovic.
https://twitter.com/SportsFanInAz/status/2093796706806878375
Hysa, 41 vjeç, e mbylli ndeshjen në mënyrë spektakolare. Vetëm 36 sekonda pas fillimit të raundit të dytë, ai e goditi Narmon me një të djathtë të fuqishme, duke e rrëzuar në dysheme. Norvegjezi u ngrit, por ishte i tronditur dhe nuk mund të vazhdonte, ndaj gjyqtari ndërpreu duelin për ta mbrojtur.
Pas ndërprerjes, mjekët hynë në ring dhe i dhanë oksigjen Narmos, i cili më pas u largua nga arena duke ecur vetë. Me këtë fitore, Hysa mbetet i pamposhtur, me bilanc 25 fitore në 25 ndeshje, dhe kërkon një mundësi për t’u përballur me emrat më të mëdhenj të kategorisë së rëndë.
Burimet: RajoniPress (Gazete Rajonale Online); Telegrafi (klaster 2 outlets).