Pse Hoxha nis dialogun e hapur për ndryshimet në Lejen e Integruar-A?

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Muamet Hoxha shprehu falënderim ndaj qytetarëve dhe institucioneve për pjesëmarrjen e tyre aktive në procesin e ripërtëritjes së Lejes së Integruar-A për çimentoren Titan-USJE

Pse Hoxha nis dialogun e hapur për ndryshimet në Lejen e Integruar-A?
Foto: Wikimedia Commons

TIRANË — Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, porositi dialogun e hapur për temat kryesore pas përfundimit të debatit të sotëm publik për ripërtëritjen e Lejes së Integruar-A për çimentoren Titan-USJE. Ministri Hoxha shprehu falënderim ndaj qytetarëve, aktivistëve ekologjikë, ekspertëve, mediave, përfaqësuesve të institucioneve dhe të kompanisë për pjesëmarrjen e tyre aktive në këtë proces.

„Për të mos pasur dilema të mëtejme, dëshiroj të porosis qartë: Si Ministri e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, jemi angazhuar fuqishëm që leja e ripërtërirë për ‘Usje’-n të hartohet sipas kushteve të Ligjit të ri për Emetimet Industriale, i cili hyn në fuqi në shtator të vitit 2027“, potencoi Hoxha.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, do të vlejnë rregulla më strikte dhe njëlloj për të gjithë subjektet industriale. Sipas Hoxhës, qëllimi përfundimtar i Ministrisë së Mjedisit nuk janë kompromiset e përkohshme, por zgjidhjet afatgjata për mbrojtjen e ajrit dhe mjedisit jetësor.

„Vazhdojmë tutje, drejt standardeve më të larta evropiane për mbrojtjen e mjedisit. E kjo arrihet më së miri me transparencë dhe përmes një procesi të dialogut, bashkëpunimit dhe me përgjegjësi më të madhe nga të gjithë palët e përfshira, në interes të qytetarëve“, theksoi Hoxha.

Burim: Tetova Sot, https://tetovasot.com/2026/07/hoxha-dialogu-i-hapur-per-lejen-e-usje-s-sjell-ndryshime-konkrete-dhe-kthen-besimin-e-qytetareve/

— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse Maqedonia e Veriut blen avionë të rinj ndërsa nuk ka pilotë?
  2. Pse pritet moti me diell në Maqedoni?
  3. 28-vjeçar vritet në aksident në Kratovë
  4. Pse hyn autostrada Ohër–Kërçovë në fazën përfundimtare?

Vazhdo leximin