Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Hoxha dhe Sørensen diskutojnë në Bled për dialogun Kosovë-Serbi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë zhvilloi takime në Slloveni gjatë Forumit Strategjik të Bledit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi takime të veçanta në Bled të Sllovenisë, në kuadër të punimeve të Forumit Strategjik të Bledit. Ai u takua me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë–Beograd, Peter Sørensen, me Sekretarin e Përgjithshëm në detyrë të Bashkimit për Mesdheun, Fadi Hajli, si dhe me drejtorin e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit, Tālis Linkaits.

Hoxha dhe Sørensen diskutojnë në Bled për dialogun Kosovë-Serbi
Foto: albeu.com

Gjatë takimit me Sørensen, ministri Hoxha theksoi rëndësinë e një dialogu të qëndrueshëm, të orientuar drejt rezultateve konkrete dhe të prekshme, për të avancuar drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin rajonal. Ministri vlerësoi se aktivitete të tilla ofrojnë mundësi për shkëmbime me aktorë të ndryshëm për çështje që prekin Shqipërinë dhe rajonin.

Në diskutimet e tjera u trajtua forcimi i bashkëpunimit euro-mesdhetar, projektet konkrete për zhvillimin rajonal, si dhe çështjet e ndërlidhjes, infrastrukturës dhe mobilitetit për integrimin e Ballkanit Perëndimor në hapësirën evropiane.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme