Hasimja: Protesta nuk ka lidhje me opozitën, janë në pozicion jashtë loje
Politologu Ermal Hasimja deklaroi se protesta nuk lidhet me opozitën dhe se opozita formale është në pozicion jashtë loje.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Politologu Ermal Hasimja u shpreh i bindur se protesta nuk ka asnjë lidhje me opozitën, duke shtuar se Partia Demokratike ka bërë mirë që ka mbajtur një lloj distance. Sipas tij, kjo duket qartë edhe nga thirrjet e protestuesve që thërrisnin «Rama në burg, Berisha në burg». I ftuar në emisionin «Off the Record» në A2CNN, Hasimja u shpreh se «opozita në rastin konkret është në pozicion jashtë loje» dhe se opozitën më të fortë qeverisjes po ia bëjnë njerëzit në shesh prej 140 ditësh dhe studentët që dolën masivisht.