Haradinaj: Protestat në Shqipëri na dhembin sikur t'i kishim në familje
Ramush Haradinaj ka shprehur shqetësimin për zhvillimet dhe tensionet në Shqipëri, duke bërë thirrje për dialog dhe marrëveshje pa dhunë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Zhvillimet e fundit dhe protestat e shoqëruara me tensione e përplasje në Shqipëri kanë nxitur reagimin e ish-kreut të Aleancës, Ramush Haradinaj. I ftuar në emisionin Debat Plus, ai ka ndarë qëndrimin e tij rreth situatës politike atje, duke theksuar se ngjarjet po përcjellin shqetësim të madh emocional te qytetarët e Kosovës.
«Me dhimbje po i përcjelli zhvillimet atje. Lutem që të arrihet një zgjidhje për atë gjendje politike, pa dhunë. Shpresoj pa viktima», u shpreh ai, duke shtuar se ngjarjet e tilla prekin ndjenjat e të gjithëve: «Na dhemb sikur ta kishim në familje, gjithë atë që po ndodh».
Duke iu drejtuar palëve të përfshira, ai kërkoi që të ndalet kjo situatë dhe të gjendet një gjuhë e përbashkët. «Lutem të gjithëve, vëllezërve e motrave, edhe institucioneve edhe protestuesve, që të arrihet një marrëveshje e të ndalet kjo situatë», deklaroi ai, duke shpresuar që kriza të kalojë sa më parë.