Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Hansi Flick vendos standardin e ri te Barcelona pa asnjë barazim

Barazimet janë bërë një rezultat pothuajse i panjohur për Barcelonën nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Trajneri gjerman Hansi Flick ka vendosur një standard të veçantë te Barcelona, ku skuadra katalanase ka kaluar një periudhë të gjatë pa ndarë pikët me kundërshtarët, duke dëshmuar qasjen sulmuese dhe mentalitetin fitues që kërkohet nga futbollistët. Sipas gazetës spanjolle «AS», barazimi i fundit i skuadrës erdhi më 10 mars në përballjen 1-1 ndaj Newcastle United në ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

Hansi Flick vendos standardin e ri te Barcelona pa asnjë barazim
Foto: botasot.info

Që nga ajo ndeshje, Barcelona ka zhvilluar 32 takime, duke regjistruar 27 fitore dhe pesë humbje pa asnjë barazim, ndërsa në LaLiga barazimi i fundit daton më 31 gusht 2025 kundër Rayo Vallecanos. Gjatë periudhës së drejtimit të trajnerit gjerman, skuadra nuk ka përfunduar asnjë ndeshje me rezultat 0-0, duke reflektuar filozofinë sulmuese dhe kërkesën për fitore deri në fund. Pas 13 xhirove në kampionatin spanjoll për sezonin 2026/27, katalanasit kryesojnë tabelën me 36 pikë, tri më shumë se Real Madridi.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Ministria: E hëna e 30 nëntorit ditë pushimi për administratën publike

    0% e leximeve arrijnë 75% të artikullit politike

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme