Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 15:45 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
15:43 Kurti kërkon korrigjimin e vendimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së15:38 Izet Mexhiti kundërshton vendimin e Hagës për ish-krerët e UÇK-së15:33 Ervin Skela largohet nga posti i ndihmëstrajnerit te skuadra e Lensit në Francë15:25 Blero pas aktgjykimit në Hagë: Sot na dënuan të gjithëve15:19 Prokuroria e Përgjithshme kundër draftit të pagave për magjistratët15:14 Dhomat e Specializuara dënojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë15:10 Zhgënjim nga mbrojtja e Selimit pas dënimit në Hagë14:49 Qeveria rikthen Bordin e Transparencës pas rritjes së çmimit të naftës14:44 Batuta e Trump për çelësin e artë të Shtëpisë së Bardhë14:39 Avokatët e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit do të apelojnë vendimin
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

175 punëtorë humbën jetën në punë që nga 2018 — 12 vetëm sivjet

Egzon Hajdari thotë se faji fillon nga pronarët e sektorit të ndërtimit

Redaksia ZHURMA 02:36 Përditësuar 23:15 1 min lexim
175 punëtorë humbën jetën në punë që nga 2018 — 12 vetëm sivjet
FOTO · Ilustrim · Albania Police Control on Highway (CC BY 2.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Egzon Hajdari nga Qendra Sociale "Përpjekja" ka thënë se faji për vdekjet në vendin e punës është zinxhiror, duke filluar nga pronarët e sektorit të ndërtimit e deri te niveli komunal e ai qendror.

Ai ka thënë në "Interaktiv" në KTV se që nga viti 2018 kanë humbur jetën 175 punëtorë në vende pune, ndërsa vetëm sivjet 12.

Rasti i fundit u regjistrua të martën mbrëma, ku në Lagjen e Spitalit në Prishtinë humbi jetën një 26-vjeçar pas rrëzimit të vinçit ndërsa u lëndua një 18-vjeçar.

"Përgjegjësitë kryesorë këtu, për atë që shumë pak po përmendet, janë vetë pronarët e sektorit të ndërtimit. Ata që po përfitojnë milionat mbi gjakun e punëtorëve. Pastaj nuk mund t’i shmangen përgjegjësisë as niveli komunal e ai qendror.

Duke u munduar të shfajësohen dje, të dyja treguan se kanë faj", ka thënë Hajdari.

"Dështimi këtu është zinxhiror. Përveç inspektorateve, si ai lokal ashtu edhe ai qendror, kemi edhe dështimin e Komunës së Prishtinës që nuk kujdeset ta përforcojë e mbikëqyrë inspektoratin lokal e po ashtu dështimin e Qeverisë së Kosovës që duhet t’i rrisë kapacitetet e inspektoratit të punës, por s’ka bërë asgjë".

Burim: Koha.net

— Redaksia ZHURMA

Komentet