Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Guardiola: Asnjë lojtar i ri nuk mund të arrijë nivelin e Messit

Pep Guardiola vlerëson se Lionel Messi ka lënë një trashëgimi të pashlyeshme në futboll me tetë Topa të Artë dhe trofe të shumtë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Ish-trajneri i Barcelonës, Bayern Munich dhe Manchester City, Pep Guardiola, është shprehur se asnjë lojtar nga brezi i ri nuk ka për ta arritur nivelin e Lionel Messit. Sipas trajnerit spanjoll, ndonëse ka shumë lojtarë të mirë, askush nuk arrin të performojë në një standard kaq të lartë çdo tre ditë për një periudhë prej 15 deri në 20 vjet.

Guardiola: Asnjë lojtar i ri nuk mund të arrijë nivelin e Messit
Foto: zhurnal.mk

Messi është drejt fundit të karrierës së tij, pasi ka fituar tetë Topa të Artë dhe trofe të tjerë si La Liga, Copa del Rey, Superkupa e Spanjës, Liga e Kampionëve, Superkupa e Evropës, Copa Americana dhe Kupa e Botës. Guardiola shtoi se ndonëse rekordet si ato të Usain Bolt mund të thyhen një ditë, ruajtja e atij niveli loje për kaq shumë vite mbetet e pamundur për t'u parë.

Në këtë edicion me Inter Miamin, Messi ka regjistruar 29 gola dhe 16 asistime në 35 ndeshje në të gjitha garat me klubin amerikan.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Vërmicë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Ministria: E hëna e 30 nëntorit ditë pushimi për administratën publike

    0% e leximeve arrijnë 75% të artikullit politike

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme