Grenell: Mbështetje dypartiake në ShBA për Thaçin
Aktgjykimi në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për ish-presidentin Hashim Thaçi pritet të shpallet më 16 shtator, sipas Richard Grenell.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Emisari amerikan Richard Grenell ka bërë të ditur se vendimi gjyqësor ndaj ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, pritet të jepet më 16 shtator në Hagë. Sipas tij, arrestimi i Thaçit ndodhi në kohën e udhëtimit drejt Washingtonit për takime dhe negociata përfundimtare me presidentin Donald Trump lidhur me marrëveshjen ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Grenell ka shtuar se çështjet e ish-prokurorit Jack Smith në Amerikë nuk patën sukses dhe se rasti në Evropë mbetet i fundit për të. Ai gjithashtu theksoi se demokratët amerikanë dëshmuan në Hagë duke hedhur poshtë pretendimet e ngritura, çka tregon për ekzistencën e një mbështetjeje dypartiake amerikane në këtë proces.