← Maqedoni
Live · Maqedoni · 13:16 · 13 Korrik 2026

Pse u arrestua dy herë brenda një dite një gostivaras?

Një 56-vjeçar u shoqërua fillimisht për sjellje agresive në Dasmën e Galiçnikut dhe më pas në Gostivar me 1.75 promil alkool në gjak.

GOSTIVAR — Një shtetas 56-vjeçar nga Gostivari, i identifikuar si Gj.R., u arrestua dy herë brenda një dite për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Arrestimi i parë ndodhi më 12 korrik në orën 10:45 nga policia e Mavrovës, pasi personi shfaqi sjellje agresive gjatë manifestimit tradicional të Dasmës së Galiçnikut.

Sërish në të njëjtën ditë, rreth orës 20:40 në rrugën Vëllezërit Gjinovski në Gostivar, polici e privoi sërish nga liria të njëjtin person. Pas kryerjes së alkotestit, te Gj.R. janë konstatuar 1.75 promil alkool në gjak, ndërsa pas dokumentimit të rasteve do të vijojnë parashtresat përkatëse.

Burim: Almakos
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #maqedoni

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën