Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Çfarë i tha Ardian Gola përfaqësueses serbe në Asamblenë e NATO-s?

Ish-nënkryetari i Kuvendit Ardian Gola ia rikujtoi një përfaqësueseje nga Serbia se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, ka pasur një replikë të ashpër me një përfaqësuese të Serbisë gjatë punimeve të Sesionit Pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Përfaqësuesja serbe deklaroi se “regjimi i Kurtit po i bën represion serbëve”.

Çfarë i tha Ardian Gola përfaqësueses serbe në Asamblenë e NATO-s?
Foto: telegrafi.com

Gola iu kundërvu duke theksuar se Kosova është Republikë e Kosovës, “shtet i pavarur dhe sovran”, dhe se vazhdon të përballet me sfida nga fqinji verior. “Në të vërtetë Kosova nuk është ‘Kosovë dhe Metohi’, por është Republikë e Kosovës”, tha ai.

Ndryshe, Gola është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, me numrin 28 në listën zgjedhore të Vetëvendosjes.

Burim: Telegrafi, https://telegrafi.com/gola-ne-punimet-e-sesionit-pranveror-te-ap-se-se-nato-s-ia-rikujtoi-perfaqesues-nga-serbia-se-kosova-eshte-shtet-sovran/
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Pejton 2, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme