Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 13:32 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë SHQ

Çfarë e lidh Reformën në Drejtësi me konceptin 4,000-vjeçar të Ma’at?

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu viziton Berlinin dhe krahason reformën shqiptare me konceptin antik egjiptian të shtetit.

Redaksia ZHURMA 14:01 Përditësuar 15:35 1 min lexim
Çfarë e lidh Reformën në Drejtësi me konceptin 4,000-vjeçar të Ma’at?
FOTO · Kartë titulli · Redaksia ZHURMA Arkivi ZHURMA

BERLIN — Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, nënvizoi rëndësinë e konsolidimit të Reformës në Drejtësi gjatë vizitës në muzeun “Neues Museum” në Berlin. Ai u shpreh se peshorja e drejtësisë, simboli i njohur i gjykatave tona, i ka rrënjët 4,000-vjeçare në konceptin egjiptian të Ma’at, që simbolizon të vërtetën, barazinë dhe rendin.

Gogu theksoi se Reforma në Drejtësi nuk është vetëm një kërkesë europiane për vendin. Sipas tij, ajo përfaqëson vazhdimin e një thirrjeje të brendshme dhe më thelbësore, bazuar në bindjen se shteti pa drejtësi nuk mund të jetë shtet.

Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA

Komentet