Çfarë tha Ardian Gjini pasi votoi në Gjakovë?
Kandidati i AAK-së për kryeministër Ardian Gjini ka votuar në shkollën "Fehmi Agani" dhe ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
GJAKOVË — Kryetari i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, Ardian Gjini, ka ushtruar të drejtën e votës në qendrën e votimit të shkollës "Fehmi Agani" në Gjakovë. Pas votimit, ai bëri thirrje publike për pjesëmarrje të qytetarëve në zgjedhje, duke e cilësuar votën si vendimtare për të ardhmen e vendit.
"Sot është një ditë e mirë, mot i mirë. I ftoj qytetarët e Kosovës që të dalin të votojnë, ta marrin Kosovën në duart e veta", deklaroi Gjini. Ai shtoi se "Kosova u përket vetëm qytetarëve, ata duhet me thënë fjalën e vet sot".
Gjini uroi që procesi zgjedhor të përfundojë me sukses. "Urime këto zgjedhje, shpresoj që me sjellë ditë më të mira për Kosovën", tha ai.
Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 4 zhvillime
- 7 qershor Çfarë tha Ardian Gjini pasi votoi në Gjakovë? · ky artikull
- 14 tetor Aleanca mblidhet të shtunën në Prishtinë, Ardian Gjini shpalos platformën
- 24 tetor Ardian Gjini thotë se mban konferencë për media në Prishtinë
- 27 tetor Ardian Gjini: Aleanca themelon shkollën politike dhe kërkon llogari për energjinë