Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Gërvalla viziton Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave

Ministrja e Drejtësisë zhvilloi një takim me koordinatorin e Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, Burhan Maxhuni.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, realizoi një vizitë zyrtare në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, ku u takua me koordinatorin e këtij institucioni, Burhan Maxhuni. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi veprimtarinë, përgjegjësitë dhe mënyrën e funksionimit të këtij mekanizmi që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Përmes Mbrojtësve të Viktimave, zyra siguron përfaqësim dhe mbështetje gjatë procedurave në prokurori e gjykata, si dhe informim për të drejtat ligjore.

Gërvalla viziton Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave
Foto: gazetablic.com

Gërvalla u bëri thirrje qytetarëve që të mos heshtin, por të denoncojnë rastet e dhunës dhe të kërkojnë ndihmë. Ajo rikujtoi se në dispozicion të qytetarëve është Linja Ndihmëse 0800 11112, e cila ofron një shërbim publik falas dhe konfidencial për raportimin e abuzimeve dhe informimin rreth mekanizmave mbrojtës. «Për dhunën nuk ka justifikim, për kryerësit nuk ka amnisti dhe për shkeljen e të drejtave të viktimave nuk ka tolerancë», u shpreh ajo.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 19 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. KEDS: Ndërprerje të rrymës të mërkurën për shkak të punimeve

    27% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

    36% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme